Arianit Ahmeti është kandidati i radhës për ta marrë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ish-zëvendës sekretari i FFK-së ka konfirmuar nëpër një postimi në rrjetin social Facebook se ka marrë vendim që të kandidoj për të parin e shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar.
Ahmeti ka thënë se ka mbështetjen e mbi 15 klubeve kosovare për të qenë në garë për kreun e FFK-së.
Kujtojmë se kandidaturën e ka hedhur edhe presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi dhe kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi.
Njoftimi i plotë nga Arianit Ahmeti:
Të nderuar futbolldashës, ju drejtues të klubeve, donator dhe të gjithë komuniteti i futbollit në vendin tonë ju informoj tani më edhe zyrtarisht se do të jem Kandidat për KRYETAR të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Unë kam pritur që FFK zyrtarisht të shpall zgjedhjet për kryetar për të ri-shpallur kandidaturën time të cilën e kam shpallur në nëntor 2019, atëherë kur sipas Statutit të FFK-së do duhej te mbaheshin zgjedhjet për kryetar të FFK-së në Janar 2020. Mirëpo duke pa qe udhëheqja e aktuale e FFK-së nuk i mbajti zgjedhjet sipas Statuti në vitin 2020, dhe sot nuk është transparente dhe është involvuar në mbledhje të nënshkrime për kandidim për kryetar ende pa u shpall zgjedhjet që tani duhet të mbahen në Korrik 2022.
Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve ( mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkëpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga “kryetari aktual” i cili ia humbi shkëlqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë.
Për futbollin tonë është e domosdoshme që zgjedhjet në FFK të jenë të lira, transparente dhe demokratike, e jo zgjedhje të montuara apo të dirigjuar. Gara për kryetarin e FFK-së duhet të jetë për programet më të mira nga të cilat përfiton futbolli dhe jo për klane më të forta nga të cilat përfitojnë individ dhe humb futbolli.
Sinqerisht,Arianit Ahmeti Kandidat për Kryetar të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania