Ariana Grande është ndër artistet me famë ndërkombëtare që komentohet tej mase.

Stili i saj është mjaft i veçantë, teksa këngëtarja rrallë herë shihet duke eksperimentuar me dukjet e saj, shkruan Mirror.


Kështu, në disa imazhe të fundit ajo duket të ketë marrë guximin të bëjë një ndryshim drastik.

0 Ariana Grande unrecognisable after giving herself makeover

Duke marrë frymëzim nga Gottmik, interpretues dhe artist grimi që konkurron në Sezonin 13 të Drag Race, Ariana pikturoi fytyrën e saj të bardhë, vizatoi vetullat e holla, një sy të tymosur dhe buzët e zeza.

27-vjeçarja ndau transformimin dramatik me 232 milion ndjekësit e saj në historitë e saj në Instagram.

0 RuPauls Drag Race Season 13 Finale Virtual Red Carpet

Gottmik më vonë iu përgjigj transferimit duke ndarë pamjen në rrjetin sociale. /Telegrafi/