LAJMI I FUNDIT:

Argjentina Ramosaj kujton njohjen me bashkëshortin, ai u “çmend” pas saj që në takimin e parë

Argjentina Ramosaj kujton njohjen me bashkëshortin, ai u “çmend” pas saj që në takimin e parë
Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka bërë me dije fansave në Instagram se ka hapur një llogari në TikTok, ndërsa i ka pyetur ndjekësit se çfarë do të donin që ajo të postonte për ta.

Ndër të tjerash, shumica e fansave kërkon video apo vlog nga jeta e përditshme, teksa Ramosaj ua bëri të ditur se përkundër faktit që është një person privat, do të mundohet që të ndajë diçka me ta nga jeta personale.


Në një fotografi të publikuar në një nga takimet e para me bashkëshortin e saj, Dukagjinin, një nga mikeshat e saj e cila ka qenë ndërmjetëse e njohjes mes tyre, i ka replikuar këngëtares në InstaStory duke ia kujtuar takimin e saj të parë me Argjentinën.

Foto: Argjentina Ramosaj/InstaStory

“O Zot unë e kujtoj këtë…ai ishte i çmendur pas teje. Ai më pas duke folur me ty, e më kërkoi t’i jap numrin tënd, pyeste prej nga je, ku jeton…Unë kurrë nuk do ta harroj kur ai tha: S’e ka njohur ende Dugin, se këtu ka me jetu masandej, e ashtu ndodh me të vërtetë. Dashuri në shikim të parë për Dugin…ju dua zemrat”, ka qenë mesazhi i mikeshës së saj.

Argjentina gjithashtu nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit edhe një nga fotografitë e realizuara në takimin e parë me Dukagjinin.

Foto: Argjentina Rasmosaj/InstaStory

Nga kjo dashuri mes çiftit, fryt i tyre sot është një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin Noah. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti për Diellzën: E di që do ta takojë, do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua - ndihem në borxh

Gjesti për Diellzën: E di që do ta takojë, do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua - ndihem në borxh

Magazina
U takua me Gjestin? Xheneta Fetahu tregon se si ndodhi ngjarja

U takua me Gjestin? Xheneta Fetahu tregon se si ndodhi ngjarja

Magazina
Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Egli flet për herë të parë për raportin me Gjestin në Post Big Brother VIP Albania

Magazina
“Finalist produksioni” - Ledion Liço i reagon ashpër G Banit pas deklaratës për Laert Vasilin

“Finalist produksioni” - Ledion Liço i reagon ashpër G Banit pas deklaratës për Laert Vasilin

Magazina
Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Gjesti falënderon Stresin për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte në Big Brother

Magazina
Gjesti hesht kur pyetet për momentin kur Jozi e goditi me shuplakë, e injoron totalisht

Gjesti hesht kur pyetet për momentin kur Jozi e goditi me shuplakë, e injoron totalisht

Magazina
Kalo në kategori