Argjentina ka vendosur kontrolle ndaj valutës peso, teksa tenton të stabilizojë tregjet, meqë ky shtet po përballet me krizë të thellë financiare.
Qeveria do të kufizojë blerjen e valutave të huaja, pas rënies së madhe të pesos.
Kompanitë duhet të marrin lejen e Bankës Qendrore për të shitur peso dhe për të blerë valuta të huaja në mënyrë që të kryhen transferet jashtë shtetit.
Argjentina po ashtu ka kërkuar që të shtyjë pagesat për kryerje të borxhit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ashtu që të përballet me krizën.
Në një njoftim të bërë të dielën, qeveria ka thënë se është e domosdoshme që të miratohet “një seri e masave të jashtëzakonshme për të siguruar funksionin normal të ekonomisë, si dhe për mbrojtje të konsumatorëve”, përcjell REL.
Banka Qendrore ka thënë se masat janë të domosdoshme për të “vazhduar gjendjen aktuale”.
Argjentina është përballur me krizë të thellë politike, e cila është përkeqësuar pas humbjes së presidentit në sondazhet e para, të cilat tregojnë se Mauricio Macri mund të largohet nga pushteti në muajin tetor.
Macri, që ishte zgjedhur në këtë pozitë më 2015, ishte zotuar për të rritur ekonominë e Argjentinës përmes një vargu reformash ekonomike liberale.
Mirëpo ky shtet po përballet me recesion të thellë, pasi ka një prej normave më të larta të inflacionit, me gati 22 për qind gjatë pjesës së parë të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit