Argjentina ka barazuar pa gola ndaj Kolumbisë në miqësoren e zhvilluar në SHBA, kurse Brazili arriti fitore rutinë ndaj El Salvadorit.

Icardi startoi në këtë takim, teksa Dybala u inkuadrua në minutën e 54.


Argjentina kishte më shumë raste shënimi, teksa Kolumbia u mundonte ta kontrollonte lojën duke mbajtur topin.

Në fund, të dy skuadrat u ndanë pa gola.

Brazili në anën tjetër shpejt e vulosi fitoren, pasi Neymari shënoi së pari penalti, më pas Richarlison dhe Coutinho mbyllën rezultatin 3-0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Richarlison sërish dhe në minutën e fundit Marquinhos me një asistim të Neymar shënuan për 5-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Në miqësoret tjera SHBA-të mposhtën Meksikën me rezultat minimal 1-0.

/Telegrafi/

telegrafi sport app