LAJMI I FUNDIT:

Ardita Sinani thotë se u shkarkua nga Vuçiqi (Video)

Ardita Sinani thotë se u shkarkua nga Vuçiqi (Video)

Për rreth gjashtë muaj udhëhoqi me Komunën e Preshevës, ndërsa thotë se vendimi për shkarkimin nga ky post u bë me direktiva të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Në emisionin “Fakt Plus”, komisionin që mori vendim për shkarkimin e saj, Ardita Sinani e quan si komision të dhunshëm. Madje, shkak për këtë vendim shprehet se është lufta që ajo ka bërë për ndalimin e korrupsionit në këtë komunë. Ajo madje i akuzon disa parti shqiptare se janë të lidhura ngushtë, financiarisht, me persona të afërm të Vuciqit.

“Ata nuk kanë interes që të punojnë për të mirën e shqiptarëve të asaj ane”, thotë Sinani.


Pas vendimit për shkarkimin e saj, shteti serb i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Preshevë, për datën 24 dhjetor. Në këto zgjedhje Ardita Sinani prapë po garon për kreun komunës, nga radhët e partisë për Veprim Politik. /Tribuna Channel/