Turqia e ka rikthyer epërsinë ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes që po luhet në fazën e grupeve të Euro 2024.

Pjesa e parë përfundoi 1-1, por që turqit po vazhdojnë të dominojnë takimin.


Ndërsa patën disa shanse për të shënuar Turqia, më në fund ia doli ta thyente mbrojtjen gjeorgjiane.

Në minutën e 65-të, Arda Guler bombardoi portën e Gjeorgjisë, duke realizuar nga distanca.

Turqia aktualisht është duke fituar 2-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app