Një tjetër talent i madh i futbollit që jeton dhe bën karrierë të suksesshme në Gjermani ka vendosur të luajë për Kosovën. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Arbnor Aliu, i cili aktualisht luan me ekipin e U19 të Schalke 04.
Ai luan si qendërmbrojtës dhe është ndër shpresat e mëdha të klubit gjerman, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Talenti dhe përvoja e tij si lider janë të padiskutueshme, ngase që nga mosha e tij e hershme ishte pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Gjermanisë, madje edhe në rolin e kapitenit.
Arbnori do të përfshihet fillimisht te Përfaqësuesja e Kosovës U21, por duke pasur parasysh potencialin dhe cilësitë që zotëron, atëherë pa dyshim se në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe në shërbim të ekipit A të Kosovës.
Ai është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën dhe beson se do të japë më të mirën e tij.
“E kam zgjedhur Kosovën me zemër sepse prindërit vijnë nga Kosova dhe e di që me paraqitjen time në fanellën e Kosovës do ta bëj krenar familjen dhe veten time. Ndihem shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dardanëve sepse kam punuar shumë për ta merituar këtë fanellë. Normalisht se nuk ka qenë e lehtë të tërhiqem nga përfaqësimi i Gjermanisë sepse krejt çfarë kam arritur deri më tash është falë Gjermanisë, por në këtë aspekt e kam dëgjuar ndjenjën dhe zemrën time”, ka theksuar Aliu.
Ai në fund ka dhënë edhe një mesazh për tifozët Dardanët.
“Pres me padurim të paraqitem në fanellën e Kosovës dhe t’i dëgjoj brohoritjet e tyre. U premtoj se do të jap maksimumin tim për të arritur sa më shumë suksese dhe për t’i bërë të gjithë krenarë”.
Ndërkaq, presidenti Agim Ademi është i lumtur që po rritet numri i futbollistëve të talentuar e cilësor që po i bashkohen ekipeve të Kombëtares së Kosovës.
“Rezultatet dhe rritja e kualitetit në të gjitha ekipet kombëtare, por edhe këmbëngulësia jonë për të rekrutuar të gjithë talentet kudo që ata luajnë, ka bërë që të rritet numri i tyre për ta përfaqësuar Kosovën. Ardhja e Arbnor Aliut është një lajm i mirë për të ardhmen e ekipit tonë kombëtar dhe një garancë se Kosova do të vazhdojë të ketë në radhët e saj futbollist të nivelit të lartë. Edhe një herë dua të falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë për kontributin e tyre në të gjitha periudhat e rrugëtimit të Kosovës, por edhe për faktin që fëmijët e tyre i rrisin në frymën e atdhedashurisë. Po ashtu, falënderoj edhe përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Femmi Kongjeli, i cili vazhdon ta kryejë me përkushtimin më të madh punën në afrimin e sa më shumë talenteve në ekipet zinxhirë të kombëtares. E Arbnorin e përgëzoj që bëri zgjedhje zemre. I dëshiroj mirëseardhje në radhët e Dardanëve dhe sa më shumë fat e suksese në vazhdim të karrierës”, ka theksuar presidenti Ademi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ter Stegen apo Szczesny? Flick zbulon kush do të jetë portieri i parë i Barcelonës

Rashford shokon me lëvizjen e radhës, pritet largimi nga Aston Villa për një klub tjetër anglez

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit