LAJMI I FUNDIT:

Arbi Popovci triumfon në garën e skijimit ‘Kupa e Gjeravicës 2018’

Arbi Popovci triumfon në garën e skijimit ‘Kupa e Gjeravicës 2018’

Arbi Popovci ka fituar garën e skijimit, “Kupa e Gjeravicës 2018”, e cila është organizuar nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës.

Garat e skjimit u mbajtën për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL) të madh (GS), transmeton KP.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se shpreson se gara do të jetë tradicionale, duke thënë se komuna që udhëheq është duke bërë përpjekje të vazhdueshme në zhvillimin dhe promovimin e vlerave turistike, pasi posedon resurse të shumta të bukurive natyrore.


“Bjeshkët e Deçanit veçanërisht Bjeshka e Belegut është e përshtatshme për zhvillimin e turizmit dimëror, ski, ngjitje dhe atë stacionar etj.”.

“Për të krijuar kushte për turistët duhet të bëhen investime për ndërtimin e infrastrukturës në përgjithësi ku mundëson se bukuritë e këtij vendit mund t’i shijojë secili vizitorë”, citohet të ketë thënë ai.

Pjesëmarrësit e kësaj gare janë shprehur të lumtur për një nismë të tillë duke uruar që kjo të jetë tradicionale me vetë faktin se kjo pistë e Bjeshkës së Belegut është njëra ndër më të mira në Kosovë dhe Ballkan.