Arbër Zeneli shkëlqen me dy asistime te Heerenveeni

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon me paraqitje të mira individuale me Heerenveenin në Eredivisie.
Zeneli është njëri nga lojtarët më në formë të Kosovës në muajt e fundit.
Pas disa golave të shënuara në ndeshjet e fundit me Heerenveenin, tani Zeneli po tregohet vendimtar edhe me asistime.
Sulmuesi i Kosovës i ka bërë dy të tillë sot (e diel) në humbje e skuadrës së tij në shtëpi ndaj Utrechit me rezultat 3-2.
23-vjeçari fillimisht asistoi te goli i Michel Vlap në minutën e 69-të, ndërsa në minutën e 75-të asistoi te goli i Pelle van Amersfoort.
https://twitter.com/LudoRaedts/status/1074284319714226179
Me këto dy asistime, Zeneli arrin në kuotën e nëntë asistime këtë sezon në Eredivisie.
Përveç kësaj, asnjë lojtarë tjetër në kampionatin holandez nuk ka më shumë asistime deri më tani.
Në 15 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Zeneli ka shënuar gjithashtu edhe tri gola. /Telegrafi/





















































