LAJMI I FUNDIT:

Arbër Shala, njeri i golave të jashtëzakonshëm për Dukagjinin – flet për formën fantastike, luftën për mbijetesë të klinasve si dhe ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit

Arbër Shala, njeri i golave të jashtëzakonshëm për Dukagjinin – flet për formën fantastike, luftën për mbijetesë të klinasve si dhe ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit

Është mbrojtës i majtë, por këtë edicion ka shënuar tre gola në BKT Superligën e Kosovës, gola që secili është më i bukur se tjetri.

Arbër Shala ka qenë vendimtar në tri ndeshje me golat e tij këtë edicion për Dukagjinin, duke i siguruar një fitore jetike ndaj Drenicës xhiron e kaluar si dhe dy barazime gjithashtu shumë të rëndësishme, ndaj Ballkanit e Ulpianës.

Mbrojtësi rahovecas po kalon njërin nga stinorët më të mirë në karrierë, pasi është në top formë me skuadrën klinase ku po kërkojnë të shpëtojnë nga elita e futbollit kosovar.


Në një intervistë për Telegrafin, Shala ka folur rreth formës së tij të mirë, objektivave me klubin si dhe ndeshjeve të ardhshme.

“Jam shumë i kënaqur me formën që kam shfaqur këtë edicion ku shpresoj që edhe në këto ndeshjet e mbetura të vazhdoj në të njëjtën mënyrë, pse jo mos të shënoj edhe ndonjë gol ose asistim”, u shpreh fillimisht Shala.

Tutje ish-anëtari i Dritës, Gjilanit, Laçit, Kamzës e Renovës, ka zgjedhur edhe golin më të mirë të shënuar këtë edicion me fanellën e skuadrës klinase.

“Duke marrë parasysh ndeshjen e fundit kundër Drenicës ku fituam tri pikët me golin tim, mendoj se deri më tani ky ka qenë goli me shumë vlera”.

“Shpresoj që deri në fund të kampionatit të shënoj edhe ndonjë gol tjetër me kaq shumë vlera sa ky i fundit”, u shpreh tutje mbrojtësi anësorë.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku po kalon nëpër një formë shumë të mirë, ku në tetë ndeshjet e fundit ka humbur vetëm njërën nga to dhe atë nga lideri aktual Ballkani.

“Kemi pësuar vetëm një humbje dhe atë mendoj se nuk e kemi merituar nga Ballkani. Kjo tregon që kemi shfaqur formë të mirë dhe duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë dhe grintë deri në fund”, vazhdoi tutje Shala për Telegrafin.

30-vjeçari është i bindur se Dukagjini do t’i shpëtojë rënies direkt pa pasur nevojë të luaj në barazh.

“Duke parë ecurinë e mirë që kemi në xhirot e fundit, besoj që do t’i ikum edhe barazhit. Kemi një skuadër shumë të mirë me lojtar të dëshmuar në futbollin e Kosovës dhe jam i bindur që në fund do të shpëtojmë pa luajtur fare në barazh”, tha Shala.

Në fundjavë Dukagjini e pret Gjilanin në Klinë, ku pritet të jetë një duel tejet interesant marrë parasysh se për dy ekipet pikët janë mëse të nevojshme, pasi vendasit kërkojnë t’i shmangen rënies derisa Gjilani vazhdon luftën për titull.

“Personalisht mendoj se është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme këtë edicion. Si ne ashtu edhe Gjilani kemi nevojë të mëdha për pikë pasi duam t’i arrijmë objektivat dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e bukur ku shpresoj që pikët e plota të mbetën në Klinë”, tha Shala për Telegrafin.

Pas 29 xhirove në BKT Superligë, ekipi i udhëhequr nga Armend Dallku zë vendin e tetë në tabelë me 33 pikë, dy më pak se Drenica që ndodhet në pozitën e shtatë, pozitë që i siguron mbetjen në elitë pa barazh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Kalo në kategori