Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e pestë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arbër Pira.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Vllaznim Visokës, Selajdin Jerliut dhe Muhamet Sylejmanit.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e pestë t’i takojë Pirës, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së tij. Ndonëse mbrojtës, ai shënoi golin e epërsisë për 1-2 për skuadrën e tij dhe asistoi në golin e tretë, i cili vulosi fitoren e FC Malisheva në Klinë me rezultat 1-3. Aktualisht Malisheva ka të arkëtuara 10 pikë dhe ndodhet e dyta në tabelë me një ndeshje më pak.
Pasi mori këtë çmim, Pira u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Ndeshja me Dukagjinin ka qenë shumë e mirë. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë dhe ne e realizuam saktësisht atë që kishim planifikuar. Motivi ka qenë shumë i lartë dhe besoj se karakteri i shumë lojtarëve ka bërë diferencën në një fushë të rënduar që ne të marrim 3 pikë të merituara. Kam shënuar një gol dhe kam bërë një asistim. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë të ndihmoj ekipin”.
“Pretendimet e FC Malisheva janë që të jemi në pjesën e lartë të tabelës dhe nuk kemi pretendime për të dalë kampion. Kemi një ekip shumë të mirë, të përbërë nga lojtarë të rinj shumë të talentuar, mendoj se mund të arrijmë lart me këtë ekip”.
“Është një ndjenjë e mirë të shpallem “Ylli i Javës”, një motiv shtesë për xhirot e ardhshme. Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të shpallesha më i miri i javës. Uroj që sa më shumë lojtarë të FC Malisheva të shpallen më të mirët e javës”, ka thënë Pira për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri