Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të elitës kroate në futboll, Dinamo Zagreb po fiton me rezultat 2-0 ndaj Slaven Belupos, ku shqiptarja Arbër Hoxha ishte protagonist absolut në pjesën e parë.

Në minutën e 41-të, Dinamo arriti të thyente mbrojtjen e Slaven. Hoxha mori topin në krahun e majtë, hyri në qendër dhe pas një kombinimi të shkëlqyer me Ljubicicin, fitoi një pozicion ideal për gjuajtje brenda zonës së penalltisë dhe shënoi për 1-0.



Sulmuesi anësor shqiptar nuk e festoi golin kundër ish-klubit të tij, ku luajti për disa vite.

Vetëm pak minuta më vonë, në kohën shtesë të pjesës së parë, Dinamo e rriti epërsinë. Kulenovic përfitoi nga një pasim i gabuar i mbrojtësit Crepuljan, ndërsa Hoxha ia pasoi saktë topin për gol (2-0).

Arbër Hoxha doli si protagonisti i qartë i 45 minutave të parë, duke regjistruar një asist dhe një gol, duke demonstruar nivel të lartë lojërash dhe ndikim të madh në skuadër.

Hoxha ka shpërthyer në tri ndeshjet e fundit, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app