Grimeri nga Prizreni, Arbër Bytyqi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e Arbana Osmanit, “Mirëmbrëma Yje”.
Ai ka folur për gjithë rrugëtimin në këtë fushë, si nisi dhe si arriti të bëhet ndër më të kërkuarit në treg.
Gjithashtu, mes tjerash Arbëri zbuloi edhe se nga ku e mori talentin për grim.
“Talentin për grim a e ke zbuluar vetë apo e ka zbuluar nëna, si ka ndodhur kjo?”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga Arbana.
Bytyqi tha se para se të lindte nëna e tij kishte menduar se është gocë dhe i kishte blerë gjërat rozë për të.
“Arsyeja në 85 kur kam lindur unë, ka qenë koha kur edhe ultrazë nuk ka pasur realisht, kështu që ka besuar që do të lindte gocë, sipas saj. Veshjet janë blerë me nuanca ngjyrë rozë. Edhe kur linda unë si fëmija i tretë do të thotë pas dy djemve, ajo u dëshpërua pak që jam djalë, sepse ishte përgatitur që të isha gocë me emrin Nora”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “Nëna ka pasur pak ndikim se realisht është përkujdesur për mua pak më shumë. Kur je fëmija më i vogël në familje, më ka trajtuar si gocë. Kështu që janë ndërlidhur gjërat mi ka blerë kukullat”. /Telegrafi/