Modelja e famshme shqiptare, Arbenita Ismaili, ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një seri fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Amerikën Latine.

E njohur për bukurinë e saj natyrore dhe linjat mahnitëse, Ismaili ka postuar imazhe që janë pritur me komente mjaft entuziaste nga audienca e saj.


Në një nga fotografitë që Arbenita ndau, ajo shihet të jetë kapur nga rrezet e diellit, mbështjellë në bikini të bardha që në mënyrën më të mirë të mundshme theksojnë linjat e saj perfekte.

76996d63 c155 46de a54b fd9f2d828288 Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Në postimet e tjera, modelja ka shpërndarë pjesë nga ditët e saj magjepsëse, ku ajo jo vetëm që tregon bukurinë e saj në çaste relaksi, por edhe elegancën e saj.

Ajo shfaqet në një fustan të bardhë dypjesësh, i cili luan me transparencën dhe tregon barkun e saj të hollë si dhe këmbët seksi.

6fe9ff87 981a 4eaf ad32 81198caebe3e Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Arbenita Ismaili, e cila ka qenë pjesë e fushatave për shumë marka të njohura ndërkombëtare, e vërteton përsëri se është një nga fytyrat shqiptare që përfaqëson bukurinë në skenën ndërkombëtare të modës.

Postimet e saj kanë marrë vëmendjen jo vetëm të fansave, por edhe të medieve që ndjekin të famshmit, duke e cilësuar si një ndër modelet më të ndjekura shqiptare. /Telegrafi/

9a498c55 837b 47e0 afde b4761d211cda Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

989a0bc8 3968 4ccb a22d ff2a5f176b24 Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

464cf053 eb02 431e b505 1697b481b637 Foto: Arbenita Ismajli/Instagram