LAJMI I FUNDIT:

Arbenita Arifi ngrit padi ndaj presidentit Hashim Thaçit

Arbenita Arifi ngrit padi ndaj presidentit Hashim Thaçit

Asaj ia kanë vrarë babanë, e vrasësit, Thaçi ia fali dy vite të burgut.

“Kom bo padi  në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës  për Presidentin Hashim Thaçi, Drita Rexhajn, Hasan Shalën  dhe Ali Bajgorën, se këta të katërtit  e kanë shkel kushtetutën, sepse ligji për faljen nuk e fal një vrasës, si puna e  vrasësit të babës tem”, tha ajo për Tribuna Channel.

Këta anëtarë nuk dalin të jenë të panjohur në vendin tonë. Njëri nga ta ishte pjesë e aferës Pronto, rast ky për të cilin tashmë janë ngritur Aktakuzat e para.


Arbetina thotë se ka tentuar të bisedojë me Drita Rexhajn por që e nxorën jashtë.

Vajza me familjen e saj po ndihen të kërcënuar.

“Po, kërcënimet e tyne kurrë kurrë nuk jon ndalë, hala, unë jom kon edhe në Polici, ata më kanë thon, që përderisa nuk po të prekin ata, nuk të kanë rreh a najsen, nuk mujna me të mbrojt..”, tha ajo.

Ehat Miftaraj nga IKD thotë se në një shoqëri demokratike që aplikon standardet minimale të sundimit të ligjit, edhe në rastet kur i paditur është Presidenti i Republikës, shteti duhet të siguroj një gjykim të drejtë.

Gjithçka filloi kur Arifi po punonte e Misini e rrahu me arsyen se po bën shumë pluhur, dikur ia mori mjetin e punës e preu me të, por sikur nuk i mjaftoi, e nxori edhe armën dhe e vrau me plumb.