Sonte (e premte) po mbahet nata gjysmëfinale e Big Brother VIP, ku pritet të përzgjidhen edhe dy finalistët e fundit, pas atyre të parëve, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani.

Vëmendjen në fillimin e spektaklit mori padyshim prezantuesja ikonike, Arbana Osmani, e cila si çdo herë tjetër u paraqit elegante.


Për këtë natë, Arbana kishte përzgjedhur një kostum me ngjyrë rozë të cilin e kombinoi me taka me të njëjtën ngjyrë, flokë të valëzuara dhe makijazh të theksuar.

arbanao 273769454 7290208144323449 8901061682438344877 n Foto: Arbana Osmani/Instagram

“-7 njerëz”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e imazheve, duke iu referuar ditëve që kanë mbetur deri në finalen e BB VIP.

arbanao 273817564 103014002272372 339656843277901003 n Foto: Arbana Osmani/Instagram

Plotë sharm dhe me një buzëqeshje të përhershme në fytyrë dhe oratorinë që e karakterizon, Arbana edhe një herë e dëshmojë që është një prej moderatoreve më të suksesshme të ekraneve shqiptare.

arbanao 273710788 3276130215949002 1128091335390036612 n Foto: Arbana Osmani/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Arbana është drejtuese e këtij formati që nga viti 2008 dhe u rikthye në tetor të 2021 pas katër vitesh. /Telegrafi/

arbanao 273674122 486909919470416 3633123503052807580 n Foto: Arbana Osmani/Instagram