LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite në bisedime për shitjen e 1 për qind të aksioneve të Aramco

Arabia Saudite në bisedime për shitjen e 1 për qind të aksioneve të Aramco

Arabia Saudite është në negociata me një kompani të energjetikës për të shitur një pjesë të aksioneve prej 1 për qind të Saudi Aramco, deklaroi Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Bin Salman tha se Aramco mund të shesë aksione të tjera investitorëve ndërkombëtarë brenda vitit ose dy viteve të ardhshme.

“Jemi në bisedime për blerjen e 1 për qind të aksioneve nga një kompani botërore e energjetikës, e cila do të rriste shitjet e Aramco”, tha ai pa dhënë detaje, përcjell Telegrafi.


Princi i Kurorës theksoi rëndësinë e marrëveshjes që do të rriste shitjet e kompanisë dhe iu referua planeve të kompanisë për të përdorur deri në 3 milionë fuçi në ditë të prodhimit të saj të naftës së papërpunuar si lëndë e parë për petrokimikët dhe industri të tjera deri në 2030.

Eksportuesi më i madh i naftës bruto në botë varet shumë nga eksportet e naftës për ekonominë e saj, pasi shitjet e naftës përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave të qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori