Teksa 1 Maji, në shumë vende të Botës shënohet si dita e punëtorëve, dhe ajo nga ana e Sindikatave shfrytëzohet për të protestuar për më shumë të drejta dhe për paga më të mira, në Kosovë ndodhë e kundërta. Këtu tek ne, edhe pse papunësia sipas statistikave të fundit ka shkuar në afro 50 %, festohet me shëtitje në parçe të ndryshme, me skara për pjekje të mishit e të shoqëruar me pije të ndryshme, kryesishtë alkoholike.Se di pse bëhet kështu, por e dimë se kjo mënyra e festimit duke pjekur mish e duke u defryer me pije ka mbetur që nga koha e komunizmit, me çka mundoheshin t’i tregonin Botës se po jetonin mirë, se mirëqenja e tyre ishte në rregull dhe se nuk kishin as edhe problemin më të vogël në këtë drejtim.
Sikur për ironi, para një viti, na kujtohet shumë mirë deklarata e Kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, i cili kishte thënë se në shenjë solidariteti me disa prej Sindikatave Evropiane, dhe duke e mirëkuptuar Qeverinë e Kosovës, protesta nuk do të ketë me 1 maj, por ndoshta në një datë tjetër edhe mund të ndodhë? Një krahasim i tillë mes vendeve të ndryshme të Evropes dhe vendit tonë, mund të vij vetëm nga një Kryetarë i papërgjegjëshëm si Haxhi Arifi, i cili sikur harron se standardi jetësorë në shtetet e Evropës është tre herë më i lartë se në Kosovën tonë, dhe prap protestohet për më shumë. Për më keq, as në këtë vit nuk pati organizime të tilla sindikale, meqë po merrën ekskluzivisht se kush është Kryesindikalisti legjitim në vend se të merreshin me gjendjen e mjerueshme sociale që është në vendin tonë, ndërkaq arsyetimi i Haxhi Arifit se gjendja e tensionuar në veri bëri të mos protëstojmë, ishte thjesht banal dhe kundërthënës ngase po bëka të festohet pavarësisht gjendjes së rënd atje!
Në Kosovë, të punësuarit e paktë, sidomos ata në sektorin privat, janë pa mbrojtje ligjore të të drejtave të tyre, meqë ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës nuk respektohet në praktikë, dhe në këtë mënyrë të drejtat e tyre shkilen ngase ndër të tjera janë pa kontrata pune dhe pa sigurime shëndetësorë e pensionale. Ndërsa, papunësia në anën tjetër sa vjen e rritet, ndërkohë që Qeveria krekoset se ka përmirësim të përgjithshëm në këtë aspekt, dhe për hapje të reja të vendeve të punës, e që nuk është aspak e vërtetë. Prandaj, do të duhej që këtë vit, Haxhi Arifi dhe të tjerët ta mendonin e ta shihnin më drejtë këtë gjendje para se të lëshonin deklarata të quditshme e fyese për ata pak punëtorë dhe për ata shumë të papunë, e assesi të kishte mirëkuptim karshi Qeverisë, por të merreshin hapa të menjëhershëm për të punuar për të mirën e përgjithshme, për reagime të shpejta e për protesta masive.
Meqë Qeveria nuk po bënë asgjë, për të përmirësuar më të vërtet kushtet dhe mirëqenjen qytetare, atëherë duhet të jenë sindikatat, organizatat e ndryshme jo qeveritare dhe subjektet e ndryshme nga shoqëria civile, ato të cilat do të duhej të punonin shumë më shumë që të ketë të drejta më të mëdha për punëtorët, kushte më të mira, paga më të larta, tatime më të ulëta dhe lehtësime në shumë aspekte të tjera.
Nuk duhet të lejojmë që Qeveria të shtrijë diktauren e saj edhe në Sindikata duke i heshtur ato, ose duke u’a mbyllur gojen para datave të rëndësishme, sikur kjo e 1 majit kur do të duhej që në vend të festave të kishte protesta. Nuk kemi asnjë arsye pse u dashka të festojmë me 1 maj. Përkundrazi, Bashkimi i Sindikatave të “Pavarura” të Kosovës, duhet të organizojnë manifestime protestuese nëpërmjet të cilave do të kërkoheshin më shume të drejta për punëtorët, dhe më shumë hapje të reja të vendeve të punës. Është shumë e nëvojshme të ketë organizime të tilla, sidomos nga mekanizmat sindikalë, meqë për një përmirësim të gjithëmbarshëm kjo Qeveri dhe të tjerat para saj kanë neglizhuar aq shumë përgjatë këtyre 13 viteve të pasluftës, me qka ekonomia e Kosovës gjithnjë ka degraduar dhe rrjedhimisht jeta sociale e qytetarëve tanë është përkeqësuar skajshmërisht.
Dikush mund të pyes pse të protestohët? Ka plot arsye, por do t’i përmendja disa më kryesorët: E para, dhe më e rëndësiashmja është korrupsioni që e ngulfatë zhvillimin ekonomik të vendit tonë, dhe privatizimi i egër neoliberal. Të papunët duhet të protëstojnë për të gjetur punë. Të punësuarit për respektim ligjesh dhe normave të punës nga ana e punëdhënësit, për kontrata valide e të rregullta dhe për paga meritore. Pensionistët për pensione reale e jo për ndihma sociale. Konsumatorët për mallra cilësore e për prodhime vendore. Dhe, për fund të gjithë bashkë, do të duhej të angazhohemi politikisht me të gjitha format në mënyrë që e gjithë kjo paknaqësi që ekzistonë të kanalizohet në drejtimin e zgjidhjeve të përgjithshme që do të konsistonin me një mirëqenje më të drejtë ekonomike e sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës