LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet kërkesa e Telekomit për huamarrjen e 15 milionë eurove

Aprovohet kërkesa e Telekomit për huamarrjen e 15 milionë eurove

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Telekomit për huamarrjen e 15 milionë eurove për projekte investive në këtë ndërmarrje.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së enjtes, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se fuqizimi i ndërmarrjeve publike dhe rikthimi i tyre drejt profitabilitetit përmes mirëmenaxhimit dhe investimeve kapitale, është prioritet i Qeverisë.

Qeveria ndan mjete buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë
Lexo po ashtu Qeveria ndan mjete buxhetore për të subvencionuar ndërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.


Por sipas tij, meqenëse vitin e kaluar kanë aprovuar pjesën e parë prej 5 milionë euro për të filluar investimet, tani është radha që të vihet në dispozicion edhe pjesa e dytë prej 15 milionë eurove dhe të kompletohet i tërë plani investiv.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese si dhe në përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori