LAJMI I FUNDIT:

Apple tenton të sigurojë shkarkime të pakufizuara në iTunes

Apple tenton të sigurojë shkarkime të pakufizuara në iTunes

Apple po mundohet të arrijë një marrëveshje me kompanitë incizuese, e cila do t’i lejonte që të ofrojë shkarkime pakufi për iTunes- raporton Bloomberg duke cituar tre njerëz të cilët kanë njohuri mbi planet e kompanisë.

Qëllimi i këtij veprimi të Apple është që nëse paguan njëherë në iTunes Store për të shkarkuar diçka në iPhone, dhe rastësisht ndodh që i fshin ato, ose nëse blen një iPhone të ri- të të jepet rasti për t’i shkarkuar sërish, duke qenë se aktualisht nuk mund ta bësh këtë me muzikën që e blen në iTunes, ashtu që Apple dëshiron ta ndryshojë këtë.

Aktualisht, Apple është duke negociuar me Vivendi’s Universal Music, Sony Music Entertainment, Warner Music dhe EMI.

Nëse marrëveshja rezulton e suksesshme, atëherë kjo do t’u mundësojë shfrytëzuesve të iTunes që të shkarkojnë muzikën që e kanë blerë në pajisje të ndryshme, si p.sh. iPhone, iPod dhe iPad. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Kalo në kategori