LAJMI I FUNDIT:

Apple së shpejti me iPhone 6C (Foto)

Apple së shpejti me iPhone 6C (Foto)

Apple thuhet se është duke u bërë gati për lansimin e modelit të ri të iPhone me 4 inç, përkatësisht variantin e ri iPhone 6C. Ky model i ri i iPhone thuhet se do të vijë gjatë muajit mars.

Faqja holandeze One More Thing e ka publikuar një fotografi ku iPhone 6C shihet bashkë me iPhone 5.

Siç mund të shihet, iPhone 6C ka dizajn shumë të ngjashëm me iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, ndërsa madhësia e tij besohet se do të jetë e njëjtë me atë të iPhone 5, që do të thotë se dimensionet e ekranit do të jenë me 4 inç.

Karakteristikat e telefonit do të jetë të njëjta me ato të iPhone 6, duke përfshirë procesorin Apple A8 si dhe kamerën e pasme me 8MP.


Bashkë me modelin e ri të telefonit të Apple, kompania pritet të lansojë edhe modelin e dytë të orës Watch