LAJMI I FUNDIT:

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë

Apple ka regjistruar rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë COVID.

Bëhet e ditur se shitjet për periudhën janar-mars janë ulur për 10 për qind, diçka që nuk ka ndodhur që kur kompania vonoi prezantimin e telefonit të ri për shkak të kufizimeve nga pandemia.

Në përgjithësi, gjiganti teknologjik ka fituar 90.8 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, 4 për qind më pak se një vit më parë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Megjithatë, raportohet se vlera e përgjithshme e kompanisë është rritur pas rritjes së çmimeve të aksioneve të saj për gati 7 për qind.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka njoftuar se kompania do të integrojë më shumë Inteligjencë Artificiale (Al) në telefonat e saj.

Ndërsa Samsung ka prezantuar telefona me Al ku përfshihen edhe chatbot gjenerues, Apple ende nuk ka njoftuar se si Al do të jetë pjesë e telefonave të saj.

Mirëpo, qarkullojnë thashetheme se iPhone i ardhshëm do të përmbajë mikroçip me Al dhe ekran më të madh.

Ndryshe, kompania do të zbulojë softuerin e saj të ri gjatë një konference në qershor. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori