LAJMI I FUNDIT:

Apple publikon rezultatet e saj financiare

Apple publikon rezultatet e saj financiare

Apple i ka publikuar rezultatet financiare për tremujorit e tretë të vitit fiskal 2014, në të cilin kompania ka gjeneruar 37.4 miliardë dollarë dhe një fitim të ri tremujor prej 7.7 miliardë dollarë.

Kompania i ka rritur të hyrat e saj nga 35.3 miliardë dollarë dhe profitit prej 6.9 miliard dollarë, , sa kishte në periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Apple ka shpenzuar një total prej 74 miliardë dollarësh në programin e saj për kthimin e kapitalit, i cili është vendosur për t’u kthyer në 130 miliardë dollarë për 6 tremujorët e ardhshëm. /Telegrafi/