LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton ndryshimet e reja në App Store për përdoruesit e pajisjeve të saj në Evropë

Apple prezanton ndryshimet e reja në App Store për përdoruesit e pajisjeve të saj në Evropë

Apple po prezanton disa ndryshime në “kështjellën dixhitale” të iPhone si pjesë e një shtrëngimi rregullator në Evropë për t’iu dhënë konsumatorëve sa më shumë zgjedhje në instalimin e aplikacioneve, duke rrezikuar kështu të krijojë rrugë për vjedhjen e informatave personale nga hakerët.

Këto rregulla do të prezantohen së shpejti në Bashkimin Evropian dhe thuhet se përfaqësojnë ndryshimet më të mëdha në App Store të iPhone që kur Apple prezantoi konceptin në vitin 2008.

Ndër tjera, evropianët do të mund të shkarkojnë aplikacione për iPhone nga burime tjera që nuk operohen nga Apple, shkruan abcnews, përcjell Telegrafi.


Rregullatorët evropianë shpresojnë se ndryshimet e mandatuara nga Akti i Tregjeve Dixhitale (DMA), do të lehtësojnë kontrollin mbi produktet dhe shërbimet që përdorin konsumatorët.

Masat kanë hyrë në fuqi vetëm disa ditë pasi BE-ja gjobiti Apple me 1.8 miliard euro për pengimin e konkurrencës në tregun e transmetimit të muzikës.

Por, duket se me këto rregulla rriten edhe rreziqet për përdoruesit e iPhone në Evropë duke i ekspozuar ata ndaj mashtrimeve dhe sulmeve tjera keqdashëse që nisen nga aplikacionet e shkarkuara jashtë App Store.

Disa kompani më të vogla teknologjike si Spotify dhe Epic Games “po sulmojnë” mënyrat se si Apple është në përputhje me ligjet e DMA-së por në të njëjtën kohë sipas tyre ajo po “tallet” me qëllimin e rregullave të reja.

“Në vend që të krijojnë konkurrencë të shëndetshme dhe zgjedhje të reja, kushtet e reja të Apple do të ngrenë barriera dhe do të përforcojnë bastionin e saj”, thanë Spotify, Epic, dhe më shumë se dy duzina kompani dhe aleanca tjera.

Gjithashtu, Epic pretendon se gjiganti teknologjik ka penguar përpjekjen e saj për konkurrencë. Në përgjigje të këtyre akuzave, BE-ja tha se do të marrin në pyetje Apple, “perandori” kjo me afro 400 miliardë të ardhura vjetore.

Një nga arsyet që Apple ka përdorues të shumtë është siguria që e ka vendosur kompania për të penguar hakerët dhe për të mbrojtur privatësinë e klientëve të saj.

Ndryshe, kompania teknologjike ende nuk lejon përdorimin e burimeve alternative për shkarkimin e aplikacioneve në SHBA ose më shumë se 100 vende tjera jashtë BE-së. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Veçoria e re Meta AI që po shfaqet në aplikacionet e mesazheve po irriton përdoruesit – gjithçka që dihet

Veçoria e re Meta AI që po shfaqet në aplikacionet e mesazheve po irriton përdoruesit – gjithçka që dihet

Teknologji
Tarifat e Trumpit godasin Apple - ja sa mund të kushtojë një iPhone i ri tani e tutje

Tarifat e Trumpit godasin Apple - ja sa mund të kushtojë një iPhone i ri tani e tutje

Teknologji
Ukraina nuk ka zëvendësues për Starlink

Ukraina nuk ka zëvendësues për Starlink

Teknologji
Microsoft pushon nga puna dy punonjës që protestuan

Microsoft pushon nga puna dy punonjës që protestuan "për lidhjet e kompanisë me Izraelin"

Teknologji
XAI i Elon Musk po shpenzon të paktën 400 milionë dollarë për ndërtimin e “superkompjuterit” në Memphis – por ka një problem të madh

XAI i Elon Musk po shpenzon të paktën 400 milionë dollarë për ndërtimin e “superkompjuterit” në Memphis – por ka një problem të madh

Teknologji
Çfarë mund të bëjë ‘dielli fluturues’

Çfarë mund të bëjë ‘dielli fluturues’

Teknologji
Kalo në kategori