LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton kufje të personalizuara Beats

Apple prezanton kufje të personalizuara Beats

Pajisja ikonë e Apple, Beats, ka njoftuar se ka nënshkruar një partneritet shumëvjeçar me Ligën Kryesore të Futbollit Amerikan (MLS), për t’u bërë partneri zyrtar i produkteve audio të ligës.

Sipas marrëveshjes, klubet e MLS do të marrin kufje të personalizuara Beats X që janë krijuar ekskluzivisht për skuadrat.

Në vitin e parë të partneritetit, kufjet e personalizuara Beats X do të prodhohen për tetë ekipe: Atlanta United, Columbus Crew, Inter Miami CF, LAFC, Nashville SC, New York City FC, St. Louis CITY SC dhe Toronto FC.


Partneriteti shumëvjeçar specifikon gjithashtu se lojtarët e MLS do të jenë pjesë e fushatave të marketingut të Beats, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple aktualisht ofron qasje në MLS përmes një Season Pass, i cili është i disponueshëm në më shumë se 100 vende në pajisjet Apple, televizorët inteligjentë, pajisjet streaming, dhe set-top boxes.

Në SHBA, MLS Season Pass ofrohet në aplikacionin Apple TV për 14,99 dollarë (13.80 euro) në muaj, ose 99 dollarë (91 euro) për sezon. Gjithashtu, abonentët e Apple TV+ mund të regjistrohen me një çmim special prej 12,99 dollarë (11.96 euro) në muaj ose 79 dollarë (72 euro) për sezon. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Apple zgjidhi problemin me mjetet fizike për hakimin e iPhone

Teknologji
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji

"Inteligjenca Artificiale mund të përdoret nga terroristët" - çfarë po paralajmëron ish-shefi i Google?

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

"Diaspora Economic Forum", ICK njofton se takimi informues do të mbahet më 26 shkurt

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori