Apple ka shitur mbi 225 milionë iPad deri më sot

Për tabletët e kompanisë, Cook ka thënë se që nga momenti i paraqitjes së tyre në treg, e deri më sot, Apple ka shitur më shumë se 225 milionë njësi të modeleve të ndryshme të tabletëve iPad.
Më tej, Cook ka thënë se për tabletët e saj, linjën e iPad, aktualisht janë në dispozicion më shumë se 675,000 aplikacione për tu shkarkuar nga përdoruesit.
Drejtori i Apple në deklaratën e tij e ka thumbuar edhe konkurrencën e kompanisë, duke thënë se Apple ka shitur më shumë iPad, sesa kompjuterë personal të shitur nga kompanitë prodhuese të tyre, sikurse Lenovo, HP dhe Dell. (Telegrafi)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































