LAJMI I FUNDIT:

Apple është duke punuar në iOS 19?

Apple është duke punuar në iOS 19?

Jemi ende afërsisht dy muaj e gjysmë larg prezantimit të iOS 18 me të gjitha veçoritë e tij me Al dhe pa Al.

Ata që dëshirojnë munden që tani të instalojnë iOS 18 beta 2, megjithëse është ende i paqëndrueshëm dhe do ta ulë jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes tuaj.

Nga ana tjetër, do të merrni disa nga veçoritë jo me Al, duke përfshirë aftësinë për të personalizuar ikonat e aplikacioneve dhe mbështetjen e RCS-së nëse keni miq ose anëtarë të familjes që përdorin telefon Android, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërsa përdoruesit e iPhone janë të emocionuar për sistemin e ri operativ, Mark Gurman i Bloomberg deklaroi se Apple aktualisht po punon në iOS 19 i cili do të prezantohet në shtator të vitit 2025.

Nëse po pyesni veten pse Apple po punon në sistemin që nuk do të prezantohet në treg deri vitin e ardhshëm, në fakt përgjigja ka shumë kuptim.

Meqenëse kompania është në procesin e zhvillimit të harduerit të saj të përditësuar për vitin e ardhshëm, ajo ka nevojë për sistem të ri për të drejtuar pajisjet në zhvillim.

Ndryshe, përveç prezantimit të iPhone të ri, kompjuterëve Mac dhe tabletëve iPad, Apple mund të prezantojë edhe një version me çmim më të ulët të Apple Vision. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Kompanitë e mëdha të teknologjisë ndajnë miliona llogari përdoruesish me autoritetet amerikane, zbulon një raport

Teknologji
Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Teknologji
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Kalo në kategori