LAJMI I FUNDIT:

Apple do të lansoj iPad Mini

Apple do të lansoj iPad Mini

Për disa javë rresht është thënë se Apple është duke punuar në versionin më të vogël të tabletit të saj të famshëm, iPad, ndërsa thuhet se pajisja do të quhet iPad Mini.

Për t’i konfirmuar dyshimet lidhur me risitë e mundshme nga Apple, gazeta prestigjioze amerikane, New York Times ka thënë në një raport të saj së fundmi, se Apple do të prodhojë një model të ri të iPad, të cilin do ta shesë me një kosto më të vogël, krahasuar me modelet e saj paraprake.

“Kompania është duke e zhvilluar një tablet të ri me ekran prej 7.85 inç, i cili do të shitet për një çmim më të vogël, jo më shumë se 499 dollarë” thuhet në shkrimin e NYT.

Edhe pse për një kohë të gjatë flitet për iPad Mini, pritet të shihet nëse Apple seriozisht dëshiron të garojë me Google Nexus dhe Kindle Fire të cilët kanë dal në treg me një çmim prej 200 dollarësh, dhe me karakteristika të avancuara. / Telegrafi /