LAJMI I FUNDIT:

Apple del me iPhone 5SE (16GB) në mars?

Apple del me iPhone 5SE (16GB) në mars?

Vazhdimisht është përfolur se Apple është duke punuar në një iPhone më të vogël.

Kompania ka punuar në një projekt të ngjashëm edhe në të kaluarën, por iPhone 5C nuk ka pasur ndonjë sukses sikurse Apple do të pëlqente.

Pas një periudhe prej dy vitesh, Apple tani pritet të dalë me një iPhone të ri më të vogël. Lansimi i këtij modeli pritet të bëhet në mars.

Sipas një raporti, modeli i ri i iPhone do të quhet iPhone 5SE dhe modeli bazë do të shfaqet vetëm me 16GB memorie të brendshme.


Modeli i ri i iPhone thuhet se do të shfaqet me procesorin e Apple A9 dhe M9 motion co-processor me 16GB.

Konsumatorët do të jenë në gjendje për të blerë iPhone 5SE me më shumë memorie në bord por kjo padyshim do tu kushtojë atyre më shumë para.