Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Bashkimi Europian nuk përzihet në punët e Kosovës, por është këtu për të ndihmuar. Dhe në kuadër të kësaj ndihme, ajo ka thënë se është në të mirë të Kosovës, që Demarkacioni të kryhet sa më shpejt që është e mundur.
“BE-ja nuk është negociatore dhe ne nuk duhet të përzihemi, por mandati jonë është këtu që të ndihmojë, kur prania jonë është e çmueshme ne gjithmonë jemi aty”, ka pohuar ajo, njofton Klan Kosova.
“Ky proces është vonuar shumë, për vite, dhe siç e dini këto kushte që janë vënë në mënyrë që Kosova të vazhdojë bisedimet për liberalizimin e vizave. Kudo ku shkoj më pyesin për vizat dhe këtu qëndron përgjigja – është në duart e politikanëve. Kur më kanë thënë pse po na izoloni, unë kam thënë se janë politikanët që e kanë çelësin në duart e tyre”.
“Kemi pasur dy kushte dhe njëra pre tyre – korrupsionin, për këtë është duke u punuar mirë dhe këtu po shohim progres – të gjithë po përgëzojnë për këtë progres, duhet të ruhet kjo dinamik dhe ky parakusht është në rrugë të mbarë, por demarkacioni i kufirit është kusht shumë i qartë, prandaj duhet të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë, në mënyrë që ne t’i propozojmë këshillit që të marrin vendim për liberalizimin e vizave”, tha ajo.
Apostolova ka thënë se ende ka kohë për ratifikimin e vijës kufitare në Kuvend dhe se s’mund të thuhet ende se kalimi në Kuvend ka dështuar përfundimisht.
“Fjala ‘dështim’ i qeverisë për Demarkacionin, nuk është fjalë e duhur, sepse projektligji mund të dërgohet ende në Kuvend, por sa i përket BE-së, projektligji është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe unë rekomandojë që të kryhet sa më shpejt që është e mundur”, tha ajo.
Zyrtarja e BE-së pohoi se ajo çfarë njëherë kërkoi kryeministri, Isa Mustafa, që të negociohet kushti i Demarkacionit, është diçka e pamundur.
“Kryeministri, Isa Mustafa, ishte para dy javësh në Bruksel dhe pati takime atje – ka marrë përgjigje shumë të qartë, këto janë kushtet të cilat nuk mund të negociohen, por të përmbushen. Nëse fillojmë të hymë në negocim, kjo do të thoshte diçka e tillë është e pamundur, sepse kjo duhet të negociohet me të gjitha shtetet anëtare”.
Edhe përkundër kalimit të Demarkacionit, Apostolova tha se s’ka garancë se Kosova merr vizat.
“S’ka afat të caktuar kohor, apo definitiv për liberalizimin e vizave, ne do t’ia propozojmë këshillit të shteteve anëtare, prandaj askush s’mundet të përcaktojë, cili është afati për liberalizimin e vizave. Natyrisht se anëtarët e këshillit mund të thonë jo, por e jona është që të përgatisim një rekomandim të mirë për Kosovën, pastaj është në duart e anëtarëve që të vendosin përfundimisht”, tha Apostolova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës