LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizimin e vizave

Apostolova: Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizimin e vizave

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostovova ka thënë se Kosova duhet  t’i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave, atë të demarkacionit dhe luftën kundër korrupsionit.

Apostolova tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë rajonin dhe Kosovën, e cila ka bërë përparim në përmbushjen e kritereve për liberalizim.

“Ne insistojmë që Kosova t’i përmbush edhe dy kritere. Politikanët e mbajnë çelësin për liberalizim, ata duhet të miratojnë demarkacionit dhe të marrin masa në luftën kundër korrupsionit. I inkurajoj politikanet ta gjejnë konsensusin për t’i përmbushur edhe dy kushtet e mbetura për liberalizim”, tha ajo.


Ajo shtoi se polarizimi i partive pozitë-opozitë ka ngadalësuar punën e Kuvendit.