LAJMI I FUNDIT:

Apostolova flet për rolin e rinisë në luftimin e korrupsionit

Apostolova flet për rolin e rinisë në luftimin e korrupsionit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se Kosova nuk do të arrijë progres drejt Evropës pa angazhimin aktiv të rinisë.

Apostolova theksoi se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të angazhohen në luftën kundër korrupsionit.

Këto komente Apostolova i ka bërë gjatë diskutimit me të rinjtë e shkollave të mesme për temën “Të mbështesim ndryshimin kulturor: roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.


“Korrupsioni natyrisht që është një nga prioritetet e BE-së, këtu në Kosovë është e rëndësishme posaçërisht pasi korrupsioni ndalon progresin, arsimin, shëndetësinë. Korrupsioni dhe nepotizmi, korrupsioni rrezikon të ardhmen e vendit që jeni ju rinia. Kjo është arsyeja pse BE-ja punon me Kosovën”, tha ajo, përcjell KosovaPress.

Ajo shtoi se rinia e sotme janë liderët e së ardhmes

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është shprehur se korrupsioni duhet të luftohet çdo ditë.

“Parandalimi i korrupsionit është shumë më i lehtë sesa luftimi. Këtë parandalim mund ta bëni ju rinia e Kosovës. Në Kosovë ka plotë politikan që nuk janë të korruptuar. Personat e korruptuar dëshirojnë t’i përfshijnë të gjithë si të korruptuar”, tha ai.

Drejtori i Agjencisë Kundër korrupsion, Shaip Havolli, ka folur për punën që e bëjnë në fushën e arsimit, raporton KP.

“Është e vërtet se edhe në arsim ka korrupsion. Gjatë këtij viti kemi trajtuar disa raste në UP. Që kanë të bëjnë me nepotizëm, marrje dhe dhënie ryshfeti dhe plagjiaturë. Një numër i zyrtarëve dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori