Apostolova apelon te politikanët që të mos japin data për vizat

14:"Ridvan Slivova
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova bëri apel që politikanët të mos japin data për kohën se kur do të hiqen vizat.
Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli si dhe me Komisionin për Legjislacion, Imunitete dhe Mandate.
Sipas saj, ky është një proces në bërje dhe ju mbetet shteteve që të vendosin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Apostolova po ashtu ka thënë që të procedohen të gjitha ligjet në Kuvendin e Kosovës që ndërlidhen me liberalizimin e vizave, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































