ANP me njoftim sqarues sa i përket fluturimeve

2020/03/ANP-prishtina.jpg

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", ka njoftuar sërish qytetarët sa i përket fluturimeve.

Gara ka dhënë një sqarimi më të detajuar të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës sa i përket fluturimeve nga dhe për ANP "Adem Jashari", transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:Pas datës 16 Mars 2020 fluturimet mund të realizohen si vijon: ARRITJE NË PRISHTINË - Pa udhëtarë NISJE NGA PRISHTINA - Me udhëtarë PRANDAJ - kontaktoni vetëm me kompani ajrore për të kuptuar MUNDËSITË e tyre të realizimit të fluturimeve me udhëtarë vetëm në njërin drejtim (pra vetëm nga Prishtina). P.S Përjashtim bëjnë fluturimet ushtarake dhe ato mjekësore.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar tre raste me coronavirus, dy prej tyre janë nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një rast është një shtetase italiane e cila ishte me qëndrim në Klinë./Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat