Janë shpallur bursat për studentët nga Kosova, duke u dhënë mundësi kandidatëve potencial të aplikojëe dhe të marrin bursa universitare ose master në Kolegjin CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffieldit në Selanik të Greqisë.
Poashtu, edhe këtë vit, Kolegji CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofrojnë gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për studimet Bachelor, Masters (me orar të plotë), MBA me orar të pjesshme) dhe studime të Doktorates (PhD me orar të plotë) (viti i pranimit: 2019-2020).
Universiteti Sheffieldit është universitet britanez në Sheffield, Angli, renditur në “Top 100 Universitetet në botë” dhe në mesin e “Top 10 Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar për pune hulumtuese”. Sipas QS World University Ranking 2020, renditet e 78 në botë dhe 25 në Evropë.
Është një institucion i udhëhequr nga hulumtuesit, me një reputacion botëror për cilësinë. Sheffield ka fituar gjashte Çmime Nobel. Universiteti i Sheffieldit ka 6 fakultete akademike. Pesë fakultete janë të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar dhe një fakultet, që është Fakulteti Ndërkombëtar i Kolegjit CITY, është jashtë shtetit, në Selanik të Greqisë.
Me kampusin e saj kryesor të vendosur në Selanik të Greqisë, Kolegji CITY përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Studimeve Angleze – dhe ofron një gamë të gjerë Bachelors, Master, dhe programet e MBA në Anglisht në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Studimeve Angleze.
Nën nje iniciativë të përbashkët, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Fakulteti Ndërkombëtar i Kolegjit CITY synojnë të mbështesin shkollimin e studentëve të shkelqyer të cilët dëshirojnë të studiojnë në Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield CITY College në Selanik të Greqisë dhe të pajisen me njohuri nga nje nder universitetet më të mira në botë: Universiteti Sheffield.
Një komunitet i fortë Sheffield alumni në Kosove
Për më shumë se 10 vjet Kolegji CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield ka kontribuar në edukimin dhe zhvillimin e popullit të Kosovës. Shumë studentë nga Kosova kanë zgjedhur Kolegjin CITY, Fakultetin Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield për studimet e tyre universitare. Sot, Kolegji CITY ka një komunitet të fortë alumni në Kosovë me një rrjet prej më shumë se 600 anëtarësh alumni. Të diplomuarit nga Kosova bëhen pjesë e rrjetit të dalluar botëror të të diplomuarve nga Universiteti i Sheffield-it, i përbërë nga mbi 135.000 alumni në mbarë botën. Të diplomuarit kosovarë të Kolegjit CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield, kanë sukses në një sërë fushash dhe arrijnë arritje të mëdha në biznes, qeveri, sport, shëndetësi, media, arsim, bankë, telekomunikacion, komunitet dhe shumë më tepër.
Afatet e Aplikimit të Bursave:
– Për bursat Bachelors, Master, dhe MBA: e hënë, 22 Korrik 2019
– Për bursat kërkimore (PhD): e martë, 20 Gusht 2019
Kandidatët pritet të përmbushin kushtet e pranimit dhe aplikimit të përcaktuara nga Kolegji CITY, Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit Sheffield. Ata që janë të interesuar të aplikojnë për bursa mund të vizitojnë faqen e Ministrisë për më shumë informacione ose kontaktoni Kolegjit CITY, Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, në kosovo@citycollege.sheffield.eu
artikull i sponsorizuar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame