Site icon Telegrafi

Aplikimi për markimin e tingullt të veturës elektrike të Porsche u refuzua nga autoritetet evropiane të markave tregtare

Porshce, kompania gjermane e vetura sportive, ka apeluar një vendim nga autoritetet evropiane të markave tregtare për anulimin e një tingulli i krijuar për të zëvendësuar zërin pothuajse të qetë të përshpejtimit të një veture elektrike.

Porsche e dorëzoi tingullin si markë tregtare në nëntor 2022 – një zhurmë që mund të interpretohet si diçka e ngjashme me një fshesë me korrent ose një shirit VHS që rimbështillet – me prodhuesit e veturave që u kërkohet të sigurojnë që këmbësorët me dëmtim të shikimit të mund të identifikojnë veturat të cilat u afrohen.

Megjithatë, Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian (EUIPO) refuzoi aplikimin për markën tregtare për shkak të mungesës së dallueshmërisë së saj, duke pretenduar se sekuenca nuk mund të memorizohet lehtë, shkruan Drive, përcjell Telegrafi.

Autoritetet gjithashtu pretenduan se ai riprodhonte tingullin e një motori më tradicional me djegie të brendshme, si një motor me benzinë ose naftë, për të cilin thotë se nuk është mjaft i njohur për t’u identifikuar si një Porsche.

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Drive, Porsche fillimisht e apeloi vendimin, duke argumentuar se tingulli ishte krijuar artificialisht dhe nuk rrjedh nga një motor – i zhvilluar shpesh nga kompozitorët dhe muzikantët e filmave.

BMW-ja e punësoi fituesin e çmimit Oscar, Hans Zimmer, të krijonte një tingull të rremë përshpejtimi për veturat e saj elektrike. /Telegrafi/

Exit mobile version