Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Ndër gjërat më të bezdisshme në jetë, është kur të mbetet në mendje një këngë, të cilën e këndon vazhdimisht edhe pse e urren.
Më keq është kur iu pëlqen një këngë dhe e këndoni në vete, pa ditur se ku mund ta gjeni origjinalin, çfarë titulli ka, apo kush mund ta ketë kënduar, transmeton Telegrafi.
Si mund të t’ia dini tekstin apo melodinë e kësaj kënge, që e këndoni në vete, pasi gjithnjë e keni dëgjuar në ndonjë lokal, apo kalimthi nëpër rrugë.
Për fat të mirë, kohëve të fundit janë lansuar disa aplikacione, që iu ndihmojnë të identifikoni këngën që po e dëgjoni në sfond, apo që e keni dëgjuar ndonjëherë më parë.
Shazam
Një prej aplikacioneve më të përhapura për të identifikuar një këngë, sigurisht se është Shazam. Mjafton që shfrytëzuesi ta afrojë pajisjen pranë burimit të zërit dhe pasi të klikojë në ikonën e aplikacionit, të pret derisa titulli të shfaqet.
Me saktësi shumë të madhe, pasi t’ju ketë treguar të dhënat elementare të këngës, Shazam ia bartë edhe linkun nga Youtube, ku mund ta dëgjoni me lehtësi
SoundHound
Sikurse Shazam që aktivizohet me klikim butoni, njëjtë punon edhe SoundHound, por ofron edhe më shumë. Nëse nuk keni arritur ta nxirrni telefonin dhe të aktivizoni aplikacionin, kënga ka përfunduar dhe ju keni mbetur pa e gjetur titullin apo muzikantin.
Mjafton që ta këndoni këtë këngë, sa më pastër që mundeni dhe SoundHouand ka aftësi ta identifikojë, megjithëse nuk e ka dëgjuar origjinalin.
Google Sound Search
Ata që kanë telefon Pixel, janë të njohur me aplikacionin Google Sound Search.
Ky format ka aftësi të identifikojë secilën këngë, për ta njoftuar përdoruesin me detajet e nevojshme, sikurse Shazam apo SoundHound, por mund të veprojë edhe pasi kënga të ketë përfunduar shumë më herët.
Meqenëse ky aplikacion është i aktivizuar gjithnjë dhe identifikon secilën këngë që dëgjohet në sfond. Vetëm mund të ktheheni pas, në të dhënat e mbledhura dhe ta gjeni, atë këngën që e dëgjuat më herët dhe menjëherë iu mbeti në mendje.
Siri ose Alexa
Të afta në gjetjen e këngës që po dëgjohet, janë edhe pajisjet shtëpiake si Siri nga Apple, apo Alexa e kompanisë Amazon.
Mjafton vetëm t’i thirrni dhe t’ju jepnin urdhrin, që të pajiseni me titullin e këngës së dëshiruar.
Geenius apo Google Search
Nganjëherë asnjëra prej aplikacioneve që ishin më lartë nuk iu kryejnë punë dhe iu duhet ta këndoni në vete atë këngë, që nuk e dini se kush e këndon.
Hyni në Geenius apo në Google Search, shkruani një pjesë të tekstit, së paku pjesën që iu kujtohet. Është e pamundur, që të mos e gjeni këngën e dëgjuar, vetëm nëse nuk ndodhet teksti saj në asnjë platformë digjitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës