Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar te qytetarët e Kosovës, që të vaksinohen, pasi varianti Delta i coronavirusit po përhapet me shpejtësi dhe rritjen rapide të rasteve pozitive me këtë virus.
Në apelin e IKSHPK thuhet se “Delta varianti po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Kosovë! Virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët!”
“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”.
“Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI!”, thuhet në apelin e IKSHPK, transmeton Telegrafi.
“Andaj për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Vaksinohuni!
Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!
Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!
Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.
Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.
Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!
Vaksinohuni!
Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVt ID-19.r
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!”, apelon IKSHPK.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19, që është një rekord i ri sa i përket infektimeve ditore me coronavirus.
Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të mostrave të 11,373, që i bie rreth 20 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me coronavirus.
Sipas njoftimit, në grupmoshën 20-29 vjeç kanë dalë pozitivë 569 persona, ndërkaq sa i përket komunave, Prishtina ka regjistruar më së shumti raste, përkatësisht 285 të infektuar.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 138 pacientë, që çon në 106.546 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Prej 13 marsit 2020, deri më 19 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 123.098 raste me COVID-19. Prej kësaj shifre, 2,303 raste kanë përfunduar me fatalitet.
Raste aktive janë 14,249.
Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, gjatë 24 orëve paraprake janë administruar 22,119 doza të vaksinës.
Që prej fillimit të vaksinimit në fundin e marsit, deri më tani në Kosovë janë administruar 644,212 doza të vaksinës, ku 221.026 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja kufizuese që do të hyjnë në fuqi më 20 gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania