Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate për media ka apeluar te të gjithë qytetarët dhe në veçanti fermerët që të mos i djegin hamulloret, pasi rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve.
Përmes një njoftimi, MBPZhR ka theksuar se “Me djegien e hamulloreve, pos që shkaktoni ndotje të ambientit, ju do të shkaktoni dëme të tjera të shumta duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës”.
Më tej ministria ka bërë të ditur disa praktika se si të veprohet pas korrjes së grurit.
Ky është apeli i plotë i MBPZhR:
Jemi në përfundimin e fushatës së korrje-shirjes së grurit, ku pas korrjes së grurit disa fermerë praktikojnë të i djegin hamulloret. Me djegien e hamulloreve, pos që shkaktoni ndotje të ambientit, ju do të shkaktoni dëme të tjera të shumëta duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës.
Disa praktika të mira se si të veprohet pas korrjes së grurit:
-Pas korrjes së grurit në parcelat ku s’ka ujitje, bëni përkufizimin e parcelës duke bërë lëvrimin 2-4 rende në mënyrë që nëse paraqitet zjarri mos të depërtoj edhe në parcelat tjera;
– Në parcelat ku nuk ka ujitje pas korrjes së grurit, bëni lëvrimin e cekët dhe në këtë mënyrë kashta e mbetur do të futet në tokë që të kompozohet, duke ndikuar kështu në përmirësimin e strukturës dhe plleshmërinë e tokës;
– Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve;
– Në parcelat ku ka ujitje, menjëherë filloni të bëni lëvrimin dhe mbjelljen e kulturës tjetër në të njëjtën parcelë;
– Nëse përcaktoheni të mbillni misrin foragjer me vegjetacion të shkurtër (nën 100 ditë), përdoreni dyfishin e farës për mbjellje për ha.
Fermerë lavërtarë,
Fitoni dy të korrura brenda vitit në të njëjtën sipërfaqe!
Pas korrjes së grurit, në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillni kultura tjera si misrin foragjer me vegjetacion të hershëm (që si i gjelbër shfrytëzohet si ushqim për kafshët, por edhe për silazh), pastaj perimet si: lakra, etj. dhe në të njëjtën kohë do të rrisni të hyrat në fermën tuaj.
Rëndësia e mbjelljes së kulturës së dytë do të shërbej si një qarkullim bimor duke ndikuar në rendimente më të larta tek kulturat që do t’i kultivoni në atë parcelë.
Qarkullimi bimor bujqësor paraqet sistem të prodhimeve bimore, gjatë së cilës kryhet ndërrimi i rregullt i mbjelljeve në hapësirën dhe kohën e një parcele. Qarkullimi bimor bujqësor ka rendësi të madhe, nëse në të njëjtën sipërfaqe kultivohet kulturë e njëjtë për disa vite rresht (monokulturë), atëherë rendimentet zvogëlohen, kurse në të njëjtën kohë barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit shumëzohen. Qarkullimi bimor bujqësor është posaçërisht i rëndësishëm në prodhimin organik bujqësor, sepse në mënyrë natyrore pengohet shumimi i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve, dhe në këtë mënyrë shmangim përdorimin e pesticideve.
Me rotacionin e kulturave bujqësore arrihet:
– Rregullimi i marrëdhënieve reciproke të kulturave bimore, barojave, sëmundjeve, dëmtuesve dhe materieve ushqyese,
– Përmirësohet përmbajtja e humusit dhe ruhet sasia e tij,
– Përmirësohet struktura e tokës,
– Rritet përdorimi i materieve ushqyese nga bima,
– Kontrollohen më lehtë barojat e këqija, sëmundjet dhe dëmtuesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës