LAJMI I FUNDIT:

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Apeli lë në fuqi dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Apeli i Gjykatës së Posaçme në Shqipëri ka lënë të pa ndryshuar dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit.

Marku u fajësua nga gjykata për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij shkoi në 8 vjet e 8 muaj burg.

Hekuran Marku u arrestua në gusht të vitit 2021 në Gjermani për llogari të operacionit të koduar “Shpirti”, nga ku u ekstradua në maj 2022. Ai u gjykua i veçuar nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa në vijimësi ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave.


Përveç Markut, si pjesë e grupit kriminal dyshohet të jetë edhe ish-truproja tjetër i Tahirit, Agustin Deda. Ai u arrestua në Francë, ku më pas mundi të marrë një masë më të butë sigurie, ndërsa prej shqyrtimin e kërkesës për ekstradim. Operacioni “Shpirti” çoi në pranga 31 persona në korrik të vitit të kaluar, të akuzuar për trafikimin e një sasie prej 6 ton kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2014-2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori