LAJMI I FUNDIT:

Apeli e lë në paraburgim personin i cili po dyshohet për posedim të armëve dhe substancave narkotike

Apeli e lë në paraburgim personin i cili po dyshohet për posedim të armëve dhe substancave narkotike

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit P.C.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.04.2021, sipas të cilit i pandehuri duhet të qëndroj nën këtë masë deri më 13.05.2021.

“P.C. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 par.1 i këtij kodi.


Gjykata e Apelit, vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj tij, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se ai e ka kryer veprat penale, për të cilën po dyshohet, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen në liri, ai mund të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale, duke ndikuar në prova ose dëshmitarë, ose edhe ta përsërisë atë. Gjykata konstatoj se aplikimi i ndonjë mase tjetër më të butë, në këtë fazë nuk është i përshtatshëm”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori