LAJMI I FUNDIT:

Apeli e kthen në rigjykim për një pikë të aktakuzës rastin ndaj Ilir Tolajt dhe të tjerëve, për dy tjera refuzon aktakuzën

Apeli e kthen në rigjykim për një pikë të aktakuzës rastin ndaj Ilir Tolajt dhe të tjerëve, për dy tjera refuzon aktakuzën

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale, në rastin e të akuzuarve Ilir Tolaj dhe të tjerët.

Të gjithë këta të akuzuarit do të gjykohen edhe njëherë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

“Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale, në rastin e të akuzuarve I.T, A.P. H.F., B.F. dhe Z.K. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 25.11.2019, në pikën 2 të pjesës liruese, sa i përket aktakuzës 1, për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit nga neni 422 par.1 dhe 423 lidhur me nenin 81 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (pika 1.7 dhe pika 1.9), është prishur dhe çështja i është kthyer gjykatës së njëjti në rigjykim dhe rivendosje.


Pika II e pjesës liruese, të aktgjykimit në fjalë, për veprën penale nga akuza 1, pika 1.8 dhe akuza 12, është ndryshuar, ashtu që aktakuza në këtë pjesë është refuzuar, për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale. Po është ndryshuar edhe pika I e pjesës refuzuse, të aktgjykimit, për veprën penale nga akuza 1, pika 1.10 dhe akuza 8, ku aktakuza e prokurorisë është refuzuar për shkak se këto vepra penale janë gjykuar me aktgjykim të formës së prerë”, thuhet në njoftim.

Apeli ka njoftuar se pjesa tjetër e aktgjykimit, konkretisht në pikën 1 të pjesës refuzuese, për veprat penale nga akuza 1 pika 1.1, 1.2, 1.3, 1.6, dhe akuza 2 për të akuzuarit I.T. dhe A.P, është vërtetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori