LAJMI I FUNDIT:

Apel për unitet dhe paqe në ditën e Krishtlindjeve

Apel për unitet dhe paqe në ditën e Krishtlindjeve

Në ditën e Krishtlindjeve në Katedralen “Nënë Terezë” u mbajt mesha nga e cila u përcollën mesazhe për më shumë paqe dhe dashuri.

Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë të shumët të besimi katolik para të cilëve Don Lush Gjergji u shpreh se kjo festë i bashkon të gjithë qytetarët pa dallime fetare e etnike.

Gjergji tha se festa e Kërshëndellave është festë e paqes dhe dashurisë.


“Festa e Kërshëndellave është festa universale për të gjithë njerëzit për të gjithë njerëzit, festa e jetës, e dashurisë e sidomos festa e paqes e cila këndohet me këngën e engjëjve lavdi këtu më shumë mirë e paqe për njerëzit vullnet mirë. Derisa ata që e çmojnë dhe nderojnë, që e duan, që ia dhurojnë jetën të gjallët, dhe jo vetëm gjallë por gjallë të motivuar dhe të frymëzuar jetojnë sipas asaj që është plani dhe vullneti i Zotit. Sot është festa e gjithë të gjallëve, festa e atyre që dashurojnë në mënyrë të mirëfilltë  jo në mënyrë egoiste, jo në mënyrë të përfitimeve jo në mënyrë epshore dhe trupore, jo në mënyrë egoiste, jo në mënyra të llojllojshme të cilat kanë sjell deri tek degjenerimi i dashurisë”, tha Gjergji.

Sipas tij Shën Nëna Terezë i tregoi botës se Zoti është dashuri dhe paqe.

“Nëna Tereza, nëna e dashurisë  na dëshmoi jo vetëm ne shqiptarëve, jo vetëm ne të krishterëve, katolikëve por mbarë botës çka është Zoti. Zoti është dashuri  dhe paqja, sot fatbardhësisht së paku kur ne jetojmë në paqe kjo është paqe si mungesë e luftës, si mungesë e dhunës, si mungesë e sundimit, por paqja e mirëfilltë nuk është kjo, këto janë parakushte për paqe, paqene  vërtet e shijon dhe gëzon ai që është në paqe me vetveten, me ndërgjegjen e vetë, me shpirtin e vetë“, u shpreh Gjergji.

Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori