LAJMI I FUNDIT:

Aparati i pompës nisi të numëronte, megjithëse nafta ishte shpenzuar (Video)

Aparati i pompës nisi të numëronte, megjithëse nafta ishte shpenzuar (Video)

Klienti i paemëruar që ndaloi për naftë në një qendër karburantesh në New South Wales të Australisë, mbeti i hutuar nga një aparat i prishur.

Megjithëse ai nuk e zbrazi asnjë pikë në veturë, numrat nisën të lëviznin dhe rritej shuma që ai detyrohej të paguante, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka asgjë brenda, ndërsa vazhdon të tregojë sa duhet të paguaj”, ka thënë ai, ndërsa tregonte gypin ku nuk rridhte asgjë.


Nuk bëhet e ditur nëse ai është detyruar të paguante, apo ishte vetëm një gabim teknik me të cilin do të merren mirëmbajtësit. /Telegrafi/