LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për rastin “Trajektorja”, mungoi gjyqtarja Stefanova

Anulohet seanca për rastin “Trajektorja”, mungoi gjyqtarja Stefanova

Seanca e sotme për rastin e PSP-së “Trajektorja” është anuluar sepse prokurorja Lile Stefanova ka qenë e penguar të marrë pjesë në seancë. Gjyqtari Goran Boshevski tha se ka marrë thirrje telefonike nga prokurorja se nuk do të mund të merr pjesë në gjykim.

Gjykimi për rastin “Trajektorja” ku të akuzuarit akuzohen për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e rrugës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, vazhdon më 13 mars, kur gjykata duhet të sqarohet për kërkesën e palës mbrojtëse, që sms porositë që të mos pranohen si dëshmi.

Për rastin e PSP-së “Trajektorja” akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ljupço Georgievski./Telegrafi/