LAJMI I FUNDIT:

Anulohet gjykimi për rastin “Toplik”, seanca e radhës më 2 nëntor

Anulohet gjykimi për rastin “Toplik”, seanca e radhës më 2 nëntor

Mungesa e avokatit Çasllav Stanoeviq, i cili mbron të akuzuarin Tome Gjurçilov, ishte shkak për anulimin e seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Toplik”. Seanca e radhës është caktuar për më 2 nëntor.

Avokati Stanoeviq, ka munguar për shkak se është operuar para disa ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi Osman Shabani kërkoi t’i dorëzohet dokumentacion mjekësor për Stanoeviq në afat prej tre ditëve, ndërsa përderisa ajo nuk bëhet Gjurçilovit do t’i përcaktohet avokat sipas detyrës zyrtare.


Në seancën e sotme gjyqësore duhej të dëshmonin Emilija Putilin, Malinka Matevska, Lile Naçeva dhe Vasilka Pop Gjorgjieva.

Dëshmitari Mirko Andovski nuk kishte ardhur në Gjykatë, edhe pse me rregull është ftuar, për shkak të së cilës Shabani urdhëroi arrestimin e tij për seancën e ardhshme gjyqësore.

Në rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtim të kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte dhe pesë persona të tjerë.

Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka përbërë Komision për oferta publike të cilit i ka ofruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe dispozicion me tokën shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së, del se për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë, është obliguar në vlerë prej një milion euro t’i paguajë borxhin dhe interesin e vonuar personit juridik “San siti”.

Sipas akuzës Janakieski dhe pesë të akuzuarit tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë përkatësisht për një milion e 44.000 euro./Telegrafi/