Ish- trajneri i Juventusit, Interit dhe Tottenhamit, Antonio Conte ishte në Allianz Stadium të shtunën për të parë fitoren 3-1 të Bianconerëve ndaj Lazios.
Ish-trajneri dhe mesfushori i Juventusit ishte në Allianz Stadium për të parë djemtë e Massimiliano Allegrit që siguruan fitoren e tyre të parë në shtëpi këtë sezon kundër Lazios të Maurizio Sarri.
Conte ishte në mesin e anëtarëve të klubit të legjendave me ish-lojtarë të tjerë të Juventusit si Sergio Brio dhe Ciro Ferrara.
Trova l'intruso 😉
Ospiti #Juventus oggi in #Legends per #JuveLazio#Allianz #Stadium #FinoallaFine
🤍🖤#Allegri#Sarri#Conte pic.twitter.com/lsY9y8ABXg— Raffaella Corsi (@Queen_Raffa) September 16, 2023
Një video e kthimit të Conte në Allianz Stadium u postua në rrjetin social X nga tifozi i Juventusit, Raffaella Corsi.
Conte ka pasur suksese të mëdha si lojtar dhe trajner te Juventsi, por kalimi i tij në drejtimin e Interit, prishi marrëdhëniet me tifozët dhe drejtuesit e klubit në atë kohë.
Antonio #Conte in #Legends per#JuveLazio 📸#Juventus#Allianz #Stadium#JuventusLazio#FinoallaFine pic.twitter.com/n6Mc8iKzLa
— Raffaella Corsi (@Queen_Raffa) September 16, 2023
Madje shpesh ish presidenti Andrea Agnelli dhe Conte shiheshin duke pasur përplasje verbale në stadium, sidomos në kohën e COVID-19 kur në arenat e futbollit mungonin tifozët dhe çdo gjë dëgjohej. /Telegrafi/