LAJMI I FUNDIT:

Anton Çetta, Fadil Hoxha dhe mjegulla në mes

Anton Çetta, Fadil Hoxha dhe mjegulla në mes
Ilustrim

Çfarë kanë të përbashkët Anton Çetta dhe Fadil Hoxha?

Asgjë përveç faktit se që të dy kanë lindur në Gjakovë. Njëri profesor, mbledhës i folklorit, pajtues i gjaqeve, ndërsa tjetri udhëheqës komunist i Kosovës për disa dekada!

Ka vite që në Gjakovë hidhet një paralele absurde që kërkon të shesë mjegull – ditën për diell. Sa herë përmendet ngritja e përmendores së Anton Çettës, çohet pala tjetër dhe thotë se do të ngritet përmendorja e Fadil Hoxhës.


Ideja e debatit është shitje e mjegullës, sa për ta penguar përmendoren e Çettës, aq për të promovuar mundësinë e ngritjes së përmendores së Hoxhës. Shto këtu faktin se ka dy dekada që plaku i urtë i Kosovës, Anton Çetta, nuk ka një përmendore në tokën e tij. Në Prishtine s’kanë lënë metodë pa përdorur për ta lënë përfundimisht bustin në një kthinë të errët, pa e vendosur askund. Herën e fundit, shpikësit e mjegullës, të maskuar me fytyrë prej Jude, thanë se nuk ka vend për Antonin tek Instituti Albanologjik sepse “duhet të ketë merita supreme për këtë vend” (që Anton Çetta nuk i paska – shihe ti ironinë). Kjo ishte poenta e maskuar në një frazë të kundërt cinike: “Duhet një vend edhe më i madh për të”.

Në Gjakovë ndërkohë ia kanë vënë pas si hije Fadil Hoxhën. Antoni i Kosovës duket se ka mbetur vetëm në kujtesën e pleqve ku ka mbledhur folklorin e Kosovës!

Figura e Fadil Hoxhës është objekt debati. Në një vlerësim të ftohtë ai duhet të ketë mëkate dhe merita në ecejaket e tij për Kosovën. Masakra makabre e Tivarit, mos implentimi i Bujanit dhe eliminimi i rezistencës së Drenicës në krye me Shaban Polluzhën, konsiderohen mëkate fatale të tij. Mbrojtësit e tij deklarojnë se në rrethanat e kohës nuk mund të vepronte ndryshe. Merita te tij konsiderohen ngritja e vetëdijes kulturore, arsimore dhe kombëtare te shqiptarët nën Jugosllavi. Universiteti, Autonomia e vitit 1974 – realisht arritje e madhe – zhvillimi ekonomik i Kosovës… Një kontrast i plotë nga akuzat për të !

Vitet 19701980 janë periudha e artë e Kosovës që pa brezin e Fadil Hoxhës edhe nuk do të arriheshin. Ne kontekstin kohor te sotëm, figura e Fadil Hoxhës duhet vlerësuar, por jo mbivlerësuar!

Kryepyetja mbetet: çfarë kanë të përbashkët Anton Çetta dhe Fadil Hoxha në garë bustesh? Vetë tematika tingëllon absurde. Ka re dhe mjegull dhe reminishenca absurde të së kaluarës.

Mirë se erdhët ne Kosovaristan!

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori