LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni e mbyll lëndën kundër Mickoskit për hidrocentralet

Antikorrupsioni e mbyll lëndën kundër Mickoskit për hidrocentralet

Me procedurë të shkurtë, në vetëm pesë minuta, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e mbylli lëndën kundër kreut të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e cila kishte të bënte me marrjen e koncesionit për të ndërtuar hidrocentrale, derisa ai ishte drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Zyrtarët e antikorrupsionit konstatuan se nuk kishte asnjë konflikt interesi për këtë rast, pasi sipas tyre, kur u shpall tenderi, Mickoski nuk kryente asnjë funksion, kështu që çështja u mbyll dhe u arkivu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Akuzat e publikut dhe mediave rreth pasurisë dhe financimin të kompanive të tij, janë të pasakta. Ai erdhi në Komision dhe ne patëm një intervistë shumë konstruktive. Në prill të vitit 2015 ai u zgjodh këshilltar i kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski. Në momentin e shpalljes së tenderit ai nuk ka kryer asnjë funksion”, tha Katica Nikolovska, anëtare e KSHPK.


Ndryshe, kjo lëndë ndaj Mickoskit u hap pas disa zërave, gjegjësisht një konference të LSDM-së, e cila ftoi Komisionin të shqyrtojë pronësinë e hidrocentralit ku Mickoski ka pasur lidhje si pronar i kompanisë “Energotek DOO Shkup”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori